Konfirmohet sfiduesi i Shpend Ahmeti nga radhët e PDK-së në Prishtinë

22.08.2017 17:28
Konfirmohet sfiduesi i Shpend Ahmeti nga radhët e PDK-së në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës do ta kandidojë Lirak Çelajn për kandidat të komunës së Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Po, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës është z. Çelaj”, ka thënë Krasniqi, për Gazetën Express.

Ndërkohë në garë për të parin e komunës së Prishtinës do të jenë nga LDK, Arban Abrashi, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka rikandiduar Shpend Ahmetin.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor.