Konfirmohet ora kur mbahet konferenca lidhur me rekomandimin për vizat

Konfirmohet ora kur mbahet konferenca lidhur me rekomandimin për vizat

Ndonëse kryeparlamentari Kadri Veseli, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinika kishte thënë se në mesditë jepet rekomandimi pozitiv për liberalizim, kjo do të ndodhë më vonë.

“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Kosovës, në 11:30 eurokomisioneri [Dimitris] Avramopoulos do të jap lajmin pozitiv, rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha Veseli pas takimit.

Konferenca e komisionerit Dimitros Avramopoulos, pritet të ndodh rreth orës 16:30.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Evropian, përmes një postimi në Twitter.

“Sot rreth orës 16.30, konferencë për shtyp nga Komsioneri Avramopulos dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”, është shkruar në një postim në të cilin është shtuar edhe linku ku do të mund të ndiqni konferencën Live.