Konfirmohet kandidati i LDK-së që sfidon Bekim Jasharin për Skenderaj

Konfirmohet kandidati i LDK-së që sfidon Bekim Jasharin për Skenderaj

Është vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) prej partive parlamentare ajo që do ta sfidojë kandidatin e pavarur për ta marrë komunën e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Në garën e 22 tetorit, atë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash në Kosovë, partia e Isa Mustafës ka vendosur që si kandidat për të fituar Skenderajn, të jetë Isa Fejzullahu.

Këtë e ka konfirmuar për Express, deputeti i LDK-së Armend Zemaj.

“Po Isa Fejzullahu është kandidat për Skenderajn, një veprimtar i mirë”, ka bërë të ditur ai.

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jasharit, i cili për të parën herë hyri në garën për zgjedhjet komunale ka marrë mbështetje të madhe nga PDK, AAK, e Nisma.

Këta të fundit, nuk kanë vënë asnjë emër si kundër kandidat  për ta sfiduar Bekim Jasharin, ndonëse Skenderaj njihet si bastion i PDK-së.