i cili dyshohet se ka k" />

Konfirmohet arrestimi i avokatit që mashtroi klientin

Konfirmohet arrestimi i avokatit që mashtroi klientin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë arrestuar avokatin nga Peja, Haxhi Çekaj, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe ka mashtruar një klient të tij.

“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 13:10, Zyrtarë Policor  nga Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime te Renda, për Simulimin e Veprës se Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 335 të KPK-së dhe Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit”, ka thënë Daut Hoxhaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës,.

“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka shtuar ai.

Insajderi raportoi më herët duke u bazuar në burimet e veta  se avokati i mirënjohur nga Peja kishte kërkuar një klienti 12 mijë euro gjoja se i duhen për të kryer një ekspertizë si dhe 40 mijë euro të tjera për t’i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm./Insajderi.com