Konferenca Haradinaj – Rama: Nuk po bëjmë mbledhje për t’i provokuar të tjerët

27.11.2017 18:07
Konferenca Haradinaj – Rama: Nuk po bëjmë mbledhje për t’i provokuar të tjerët

Ka përfunduar takimi në mes të dy qeverive, asaj të Kosovës si dhe Shqipërisë që u mbajt në Korçë. Pas fjalimit të dy kryeministrat, Haradinaj dhe Rama, kanë thënë se Kosova e Shqipëria bashkë do ta vazhdojnë rrugën drejtë integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Kryeministrat janë shprehur se takimi i radhës në mes të dy qeverive do të mbahet në Pejë. Rama thotë se këto mbledhje nuk po mbahen për t’i provokuar të tjerët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se mbledhjet në mes të dy qeverive shqiptare nuk po mbahen për t’i provokuar të tjerët. Këto komente Rama i vëri pas pyetjeve të gazetarëve nëse një mbledhje e tillë do të mbahet vitin tjetër në Mitrovicën Veriore. Haradinaj e Rama kanë thënë se mbledhja e radhës do të mbahet në Pejë.

“Sa i përket mbledhjes së radhës e kemi vendosë që do të mbahet në Pejë. Dua ta nënvizojë që mbledhjet e dy qeverive nuk janë provokim për të tjerët.  Për rrugëtimin e Kosovës, detyra jonë është që ta forcojmë rendin dhe ligjin”, ka thënë Rama.