“Koncesione të mëdha për t’i integruar gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri”

“Koncesione të mëdha për t’i integruar gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri”

Deputeti Korab Sejdiu ditë më parë kishte bërë një kërkesë në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar sqarime rreth dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë dhënë javë më parë, si pjesë e marrëveshjes për integrimin e gjyqësorit.

Nga përgjigjja që i është dhënë atij, ai ka nxjerrë disa konkluzione.

Ndër tjera, ai ka thënë se janë dhënë koncesione të dhimbshme dhe të shumta për të integruar gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar pa dhënë betim të njëjtë sikur që e japin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kyçen në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Sejdiu ka thënë se këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar duke nënshkruar deklarata që në asnjë vend nuk përmendin Republikën e Kosovës ose Kushtetutën.

Ai ka thënë se koha do ta tregojë nëse gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë janë integruar në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe nëse do të punojnë për këtë vend.