Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë – zbulohet çmimi i biletave

Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë – zbulohet çmimi i biletave

Është zbuluar çmimi i biletave për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë. Këngëtarja Dua Lipa do të mbajë një koncert të madh në Prishtinë.

Në fakt, nuk do të performojë vetëm ajo, do të jenë një numër i madh këngëtarësh vendas e të huaj, që do ta bëjnë Sunny Hill Festival një nga festivalet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Kosovë.

Në ueb-faqen e festivalit – sunnyhillfestival.com, përveç artistëve, janë njoftuar edhe çmimet e biletave.

Duke ditur se festivali mbahet pas dy muajsh, tash është faza e parë “super early bird” ku bileta për një person për gjithë festivalin kushton 35 euro.

Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë ku bileta do të kushtojë 55 euro, e krejt në fund 75 euro. Nëse do ta blini biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro.

Dua poashtu ka zbuluar se 25% e fondeve të fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë për t’i ndihmuar artistëve të rinj dhe kreativ në Kosovë.

Koncerti organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.