Koncert humanitar në Pejë për vogëlushin 4 vjeçar

Koncert humanitar në Pejë për vogëlushin 4 vjeçar

Blerond Maraj 4 vjeçar vuan nga disa çrregullime në valvulat e zemrës si dhe nga sëmundja e diabetit apo siç njihet tek ne sëmundja e sheqerit.

Blerondi vjen nga fshati Vrellë i komunës së Istogut, dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje në zemër pasi që gjendja e tij po përkeqësohet dita ditës.

E për të kryer këtë ndërhyrje, Blerondi ka nevojë për ndihmën tonë pasi që ky intervenim nuk mund të bëhet në Prishtinë.

Familja e Blerondit ka gjetur se ky trajtim mund të kryhet në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe se trajtimi kushton 8 mijë euro.

Për t’i dalë në ndihmë Bleronit të vogël grupi teatral “Art Mesazh” ka organizuar një koncert humanitar i cili do të mbahet më 30.08.2017 në teatrin “Istref Begolli” në Pejë nga ora 17:00. Hyrja do të jetë 1 euro për person dhe të hollat që do të mblidhen do t’i dërgohen familjes së Blerondit.

Më poshtë i gjeni të dhënat ku mund ta ndihmoni Blerond Maraj: Në numrin e xhirollogaris se hapur për Blerondin në Bankën Tregtare Kombëtare ( BKT ) : (1920991516021178) apo të kontaktoni direkt në numrin e babait të Blerondit (Astrit Maraj: 049 291 108 ).