Koncerni Peugeot-Citroën blen Opelin

Koncerni Peugeot-Citroën blen Opelin

Me blerjen e Opelit, koncerni PSA Peugeot Citroën synon të rrisë produktivitetin.

Koncerni  francez PSA Peugeot Citroën bleu koncernin Opel duke krijuar në këtë mënyrë një gjigant të ri në sektorin e prodhimit të automjeteve.

Blerja kushtoi 1.3 miliardë euro. Koncerni i ri do të jetë koncerni automobilistik i dyti më i madh në Evropë.

Shefi i koncernit francez PSA Carlos Tavares gjatë shpalljes së marrëveshjes ditën e hënë nuk la asnjë pikë dyshimi se blerja e Opel-it dhe Vauxhall-it, filiale të GM-së, është një vendim i mirë për të ardhmen.

“Ne duam një kampion evropian që përbëhet nga kombinimi i një koncerni francez dhe një kompanie gjermane”, tha Tavares.

Me blerjen e Opelit, koncerni PSA Peugeot Citroën do të rrisë produktivitetin, tha eksperti i automobilave, Ferdinand Dudenhoeffer në një intervistë me DW-në.

Por në të njëjtën kohë priten masa të ashpra kursimi.