Komunat që përfituan më së paku nga kurbani i Bajrami

Komunat që përfituan më së paku nga kurbani i Bajrami

Bashkësia Islame e Kosovës, ka publikuar një listë me vendet të cilat ka shpërndar mish për Kurban Bajram.

Në këtë listë të cilën e ka publikuar shihet se në të gjithë vendin ka shpërndarë mbi 106 mijë kilogram mish.

Sipas kësaj liste BIK-u në qytetin e Lipjanit ka shpërndarë më së pagu mish për Kurban Bajram. Ndërsa qytet tjera ku është shpërndarë më së paku mish janë:

Fushë Kosovë 2,400

Obiliq 2,400

Podujevë 2,400

Lipjan 1,440

Drenas 2,290

Skenderaj 1,880

Klinë 2,000

Deçan 2,000

Istog 2,000

Gjakovë 2,000

Malishevë 2,000

Rahovec 3,000

Suharekë 1,980

Dragash 3,990

Viti 2,010

Kamenicë 1,680

Shtime 1,680

Hani i Elezit 1,980

Kaçanik 1,980

Bashkësia Islame e Kosovës me biznesin për kurbanët 2017 ka deklaruar se ka paguar afro 17 euro për një kilogram të mishit të lopës.

Kështu, sipas të dhënave doganore BIK deri tash ka importuar nga Hungaria si mish të kurbanëve  14408 kilogramë dhe për ta ka deklaruar se kanë një vlerë prej 239191 eurosh, që të përllogaritura bashkë del që vlera e një kilogrami të mishit të gjedhit  në këtë kontingjent është 16.60 euro.

Publikimi i lajmeve të djeshme mbi blerjen e mishit për Kurban Bajramit nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës në Hungari bëri bujë dhe kjo ka shtyrë BIK-un që të jap një version shtesë në lidhje me këtë.

Sipas BIK-ut e cila është marrë me shkrimin e botuar në Express, që raportoi se BIK ka blerë mish në Hungari më shtrenjtë sesa çmimi i mishit në Kosovë.