Avokati i Popullit mbron Baljen për deklarimin në mbledhjen e Komisionit

Avokati i Popullit mbron Baljen për deklarimin në mbledhjen e Komisionit

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se deputetja dhe kryesuesja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje “ka gabuar pa qëllim” kur u është referuar si “komuna të Republikës së Serbisë”, katër komunave serbe në veri të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, derisa po raportonte Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës për raportim, deputetja Duda Balje u është referuar katër komunave në veri të vendit si komuna të Serbisë.

“Si pika e dytë është lidhur me diskutimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Republikës së Serbisë”, u shpreh Balje.

Duda Balje i i bënë katër komuna kosovare pjesë të Serbisë

Deputetja Duda Balje iu referua katër komunave veriore të Republikës së Kosovës si pjesë të Republikës së Serbisë. Teksti i plotë: https://goo.gl/EDL9RKSi reaguan deputetët shqiptar: https://goo.gl/VuYo4rCila deputete e kishte vërejtur këtë skandal: https://goo.gl/GkQVhT

Posted by Insajderi on Tuesday, 12 December 2017

E Hilmi Jashari, në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se ndaj Baljes reagoi njëra deputete prezente në mbledhje. Jashari u shpreh se mendon që gabimi i Baljes ka qenë i paqëllimshëm.

“Besoj e kemi degjuar të gjithë sa ishim në Komision, por meqë pati reagim nga ana e njerës nga deputetet prezente dhe meqë në takimin e kaluar ishte znj. Balje që personalisht ka reaguar në një referim të kësaj natyre nga deputetja e Listës serbe, them se gabimi i saj u pa si i paqëllimshëm”, ka deklaruar Jashari.

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka bërë të ditur bisedat që i kanë pasur me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) rreth çështjes së faturimit të rrymës së veriut në faturat e qytetarëve të pjesës tjetër në vend.

Sipas Avokatit, janë 8 milionë euro që janë inkasuar nga qytetarët për t’i mbuluar shpenzimet e rrymës në veri. /Insajderi.com