Komuna e Prishtinës dërgon autobusë shtesë në Bardhosh

Komuna e Prishtinës dërgon autobusë shtesë në Bardhosh

Situata me bllokimin e autobusëve të linjës 3 B të “Trafikut urban”, të cilët Komuna e Prishtinës i lëshoi në qarkullim të mërkurën për në linjën deri në Bardhosh, nuk është zgjidhur as të enjten.

Dy kompanitë e operatorëve privat” “Bleri” dhe “Ardhmëria” kanë vazhduar të mbanin të bllokuar tre autobusët e lëshuar në qarkullim të “Trafikut urban”, edhe gjatë tërë ditës së enjte.

Ndërkohë që autobusë të tjerë të linjave 3, të cilët stacionin e fundit e kanë pasur në “Kodrën e trimave”, kanë qarkulluar të enjten edhe nëpër Bardhosh.

Qytetarët kanë thënë se e kanë të paqartë se çfarë po ndodhë, pasi që të mërkurën kanë qenë 3 autobusë të verdhë në qarkullim, e të cilët u bllokuan nga operatorët privatë, kurse të enjten ka edhe disa autobusë të tjerë në qarkullim, e të cilët deri tashti stacionin e fundit e kanë pasur në lagjen “Kodra e trimave”, por se tashti po vazhdojnë qarkullimin deri në Bardhosh.

Për sqarimit e dilemave të këtilla zyrtarët e Komunës së Prishtinës, nuk i janë përgjigjur kërkesës së “Kohës ditore”, duke zgjedhur heshtjen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).