Komuna nuk lejon vendosjen e rrathëve olimpik në shesh

Komuna nuk lejon vendosjen e rrathëve olimpik në shesh

Derisa në parkun “Gërmia” është mbajtur ceremonia ku janë dekoruar sportistët pjesëmarrës në Rio 2016, një organizim tjetër që është dashur të mbahej sot për nder të sportistëve ka dështuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ekipi Olimpik i Kosovës do të bënte inagurimin e rratheve Olimpik në Sheshin Zahir Pajaziti.

“Kjo ngjarje ka dështuar pasi inspeksioni komunal nuk e ka lejuar një gjë të tillë”, ka thënë Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ndërsa policia në shesh ka thënë se kjo ka ndodhë pasi Komiteti nuk kanë marrë leje nga komuna e Prishtinës për organizimin e kësaj ngjarjeje, njofton klankosova.tv.

Ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti” po vazhdon të mbahet festivali i birrës “Beer Fest”. /Insajderi.com