Komuna me projekt për sigurinë tek parku i qytetit

Komuna me projekt për sigurinë tek parku i qytetit

Komuna e Prishtinës është duke realizuar projektin për nivelin e sigurisë rreth Parkut të qytetit.

“Në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, jemi duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku – Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Përmes një njoftimi komuna ka bërë të ditur se ky projekt do të analizojë karaktresitikat fizike të një hapësire publike.

Ky është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.

Pjesë e Auditimit të Sigurisë, që bëhet më 26 dhe 27 prill, apo e punëtorisë Bllok pas Blloku – Minecraft që mbahet më 11, 12 dhe 13 maj, mund të bëheni përmes plotësimit të formularit për aplikim, në linkun: https://form.jotformeu.com/81076234318353