Komuna i fton qytetarët ta shikojnë OSCAR-in dy orë para ceremonisë

Komuna i fton qytetarët ta shikojnë OSCAR-in dy orë para ceremonisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti ka publikuar një fotografi nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë ku shihet se janë shtruar në tokë disa jastëk. Në ballë është vënë një pëlhurë në të cilën do të shfaqet ceremonia e ndarjeve “Oscars”.

Nëpërmjet kësaj fotografie, Ahmeti i ka ftuar qytetarët që ta shikojnë ceremoninë e çmimeve OSCAR së bashku duke u ulur në karriget apo jastëkët e vënë anash.

“Sonte në sallën e kuqe, në Pallatin e Rinisë, Oscars 2016 me filmin e parë nga Kosova kandidat për çmimin prestigjioz. Në ora 23:30!”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo i bie, që Ahmeti i ka ftuar qytetarët që ta shikojnë edhe parakalimin e yjeve nëpër qilim të kuq që do të komentohen nga stilstë dhe gazetar të shou bizit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon në orën 02:30 të së hënës ndërsa përpara ka vetëm parakalim të yjeve të Hollywood-it në qilim të kuq.