Komuna e Rahovecit lidh kontratë në vlerë më të madhe sesa buxheti

Komuna e Rahovecit lidh kontratë në vlerë më të madhe sesa buxheti

Komuna e Rahovecit, me kryetar, Idriz Vehabi ka lidhur kontratë për dy projekt në komunë më shumë sesa e ka buxhetin e saj.

Për projektin “Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Rahovec – Pataqan” komuna kishte lidhur kontratë me çmim më të lartë se sa ndarja buxhetore, kontrata ishte nënshkruar në vlerë prej 800 mijë euro ndërsa ndarja buxhetore ishte 75 mijë euro, thuhet në të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ngjashëm komuna ka vepruar edhe me një projekt tjetër po ashtu për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Drenoc – Zatriq.

Sipas të gjeturave të auditorit kontrata kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 300 mijë euro ndërsa ndarja buxhetore për vitin 2016 për ndërtimin e kësaj rruge ishte 55 mijë euro, raporton Innsajderi.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka paraparë se kjo rritë rrezikun që projektet të vonohen, ku dhe dëmtohet ndarja e buxhetit paraprak.

Auditimi i ka rekomanduar kryetarit Vehabi që të zbatoj kërkesat e ligjit dhe rregulloreve financiare që të mos hyj në kontrata me operatorët, para se t’i zotoj fondet e duhura dhe të siguroj se nuk do të hyjë në obligime kontraktuese përtej ndarjeve buxhetore të parashikuara me ligjin për buxhetin vjetor. /Insajderi.com