Komuna e Prizrenit hap tender për ndërtimin e teleferikut deri në Kala

Komuna e Prizrenit hap tender për ndërtimin e teleferikut deri në Kala

Komuna e Prizrenit ka proceduar sot tenderin për ndërtimin e teleferikut për qasje në kalanë e qytetit.

Në mbledhjen konsultive të kryetarit të komunës Ramadan Muja, me drejtorët e drejtorive komunale vendosën që të procedojnë tenderin për ndërtimin e teleferikut.

Autoritetet e pushtetit lokal të Prizrenit, më 20 shkurt të këtij viti kishin njoftuar për nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës për financimin e projektit për ndërtimin e teleferikut për qasje në Kalanë e qytetit të vjetër.

Vlera e mjeteve të ndara nga MI-ja për këtë projekt është një milion euro.

Muaj më parë Komisioni komunal për përzgjedhjen e projektit për qasje në Kalanë e Prizrenit lidhur me këtë çështje kishte mbajtur një takim publik me akterë të ndryshëm, ku qenë shfaqur mendime të shumta e shumë pak kundërshtime për parimin e sigurimit të qasjes fizike në këtë monument të vlefshëm arkeologjik. /Insajderi.com