Komuna e Prishtinës konfiskon mallrat që ekspozohen në hapësira publike

Komuna e Prishtinës konfiskon mallrat që ekspozohen në hapësira publike

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në të cilat janë të ekspozuara mallrat e bizneseve të ndryshme.

Komuna thotë se aksione erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe inspektimeve në terren, në sheshin kryesor të qytetit.

“Aksione të tilla do të ndërmarrim në vazhdimësi, ashtu që ta menaxhojmë sa më mirë hapësirën publike dhe të mos lejojmë keqpërdorimin e saj”, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës.

“Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që para se të shfrytëzojnë hapësirën publike të pajisen me dokumentacionet përkatëse, sepse në të kundërtën do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave nga inspektorët kompetent”, përfundon komunikata./Insajderi.com

p1

p2

p3