Komuna e Prishtinës kërkon shfrytëzimin e ‘Kinemasë së Armatës’ për ngjarjet kulturore

Komuna e Prishtinës kërkon shfrytëzimin e ‘Kinemasë së Armatës’ për ngjarjet kulturore

‘Kinemaja e Armatës’ quhet objekti afër amfiteatrit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, i cili një kohë të gjatë është administruar nga misionet ndërkombëtare. Tashmë pak muaj më parë i ka kaluar në menaxhim dhe administrim Ministrisë së Administratës Publike.

E pikërisht për këtë objekt Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Kulturës, është angazhuar fuqishëm që ky objekt të shfrytëzohet për ngjarje kulturore nga ky institucion.

Një gjë të tillë e ka bërë publike në rrjetin social Facebook, drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës Besart Vllahinja, i cili ka theksuar se janë të angazhuar, që deri në gjetjen e një zgjidhje të përhershme, të bashkëpunojnë me Ministrinë e Administratës Publike që këtë objekt ta shfrytëzojnë për organizimin e ngjarjeve kulturore brenda këtij ambienti, brenda konceptit të interesit publik.(kultplus)