Komuna e Prishtinës e indinjuar me ‘sjelljen arbitrare’ të policisë

Komuna e Prishtinës e indinjuar me ‘sjelljen arbitrare’ të policisë

Komuna e Prishtinës e ka quajtur arbitrare mënyrën se si Policia e Kosovës ka arrestuar Salih Zybën, shefin e sektorit të Inspeksionit në këtë komunë.

“Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ndërhyn në hapësirat e Komunës së Prishtinës. Policia e Kosovës, sot pa asnjë autorizim u fut në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pa fletëarrest me vete e arrestoi Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në reagimin e komunës.

Komuna thotë po ashtu se arrestimi i dy zyrtareve të sigurimit u bë pasi që ta kanë kërkuar autorizim nga ana e policisë për të hyrë në objektin e komunës.

“Komuna e Prishtinës është e indinjuar me kësi sjellje arbitrare të Policisë së Kosovës, të cilët në vend se të jenë shembull për respektim të ligjit dhe procedurave të punës, ata i dhunojnë këto procedura dhe e shkelin ligjin.”

Salih Zyba u arrestuar sot në orët e paradites nga Policia e Kosovës.  Ai është njëri nga 24 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në vitin 2009 u akuzuan për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vjet më parë, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë./Insajderi.com