Komuna e Prishtinës dhe Swisscontact me projekt për promovimin e punësimit

Komuna e Prishtinës dhe Swisscontact me projekt për promovimin e punësimit

Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës. Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Kulturë e Sport ka për synim zhvillimin e turizmit krahas investimeve në infrastrukturën kulturore në qytet dhe ruajtjen e trashëgimisë. Prandaj, do të investohet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe do të themelohen dy muze për promovimin e artit bashkëkohor të Kosovës.

Përmes këtij projekti, Sëisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit.