Komuna e Prishtinës dhe “Q’ART” me memorandum për shtimin e aktiviteteve kulturore

15.04.2018 10:24
Komuna e Prishtinës dhe “Q’ART” me memorandum për shtimin e aktiviteteve kulturore

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me OJQ “Q’ART”, me synim që të pasurohen dhe zhvillohen aktivitetet kulturore të ndërlidhura me artin në hapësira publike në kryeqytet.

Drejtoria për Kulturë bashkë me OJQ-në “Q’ART” lidhin këtë marrëveshje pasi duan që të gjitha palët të punojnë së bashku për realizim të projekteve në dobi të qytetarëve të Prishtinës, sipas synimeve të përcaktuara në kulturë dhe turizëm, përcjell Klan Kosova.

“Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të reja arsimore me fëmijët dhe të rinjtë në Komunën e Prishtinës thuhet se është një komponentë e rëndësishme për të rritur dhe theksuar talentin e të rinjve”, thuhet në komunikatë.

Pikat për të cilat partnerët bien dakord që të bashkëpunojnë janë:

Festivali Meetings of Style – është festival që mbledhë artistë të muraleve dhe grafiti artistë nga e gjithë bota me idenë e pasurimit të mureve me vepra artistike;

Art në Hapësirat Publike – Përmes konkurseve apo një konkursi më të madh synohet nxitja e artistëve të jenë pjesëmarrës në realizim dhe ideim të veprave artistike nëpër hapësirat publike të Prishtinës. Këtu përfshihen, mure, sheshe, parqe dhe ambiente tjera të ngjashme;

Organizimet që ndërlidhen me aktivitetin e zhvillimit të artit në hapësira publike – Komuna e Prishtinës ka nevojë për një plan pune në zhvillim dhe nxitje të artit në hapësira publike. Veçanërisht arteve figurave.