Komuna e Prishtinës bënë apel te qytetarët mos të ekspozohen në diell

03.08.2017 09:44
Komuna e Prishtinës bënë apel te qytetarët mos të ekspozohen në diell

Komuna e Prishtinës ka apeluar që sot mos ti ekspozoheni diellit nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen, sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare”, thuhet në njoftimin Komunës së Prishtinës.

Ajo ka njoftuar se “Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, prej sot deri të shtunën, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndër tjerash edhe Komuan ka mobilizuar edhe “ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra”, shkruan Insajderi.

Po ashtu ata bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale. /Insajderi.com