Komuna e Podujevës lëshon dy objekte me qira pa pagesë

Komuna e Podujevës lëshon dy objekte me qira pa pagesë

Komuna e Podujevës ka lëshuar dy objekte me qira pa kontratë valide, për më tepër shfrytëzuesit nuk kanë bërë asnjë pagesë për pronat e shfrytëzuar që nga viti 2001 përkatësisht 2002.

Sipas raportit të Zyrës së Auditimit Kombëtarë shfrytëzuesit e objekteve me qira nuk kanë bërë asnjë pagesë, shkruan Insajderi.

“Në dy raste është vërejtur se pronat komunale shfrytëzohen me qira, pa kontratë valide të nënshkruar ndërmjet komunës dhe shfrytëzuesit. Për më tepër shfrytëzuesit nuk kanë bërë asnjë pagesë edhe pse pronat i shfrytëzuan që nga viti 2001 përkatësisht 2002”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditimit Kombëtar

ZAK në Komunën e Podujevës ka gjetur se shfrytëzimi i hapësirave publike në komunën e Podujevës mbesin ende problem.

“Llogaritë e arkëtueshme nga qiraja komunale dhe shfrytëzimi i hapësirave publike ende mbesin si problem pasi që shënojnë një rritje prej 33,638€ nga viti 2015. Komuna mban dy baza të ndryshme të regjistrimeve për qiradhënie të pronave komunale”.

“Në Excel – shënimet financiare japin shumën prej 759,236€, ndërsa në Access, evidentimi i shumave të kartelave individuale tregon vlerën prej 847,272€. Kjo situatë tregon se komuna ka mos harmonizime brenda shënimeve interne për 88,035€, thuhet në raportin auditmit.

Sipas zyrës së auditmit ky menaxhimi i dobët i kontratave të qirave ka rezultuar me një evazion të mos pagesave nga ana e qiramarrësve dhe shfrytëzimin e pronave publike në mënyrë të kundërligjshme. Kjo rritë rrezikun që shumat e grumbulluara të qirave të pa paguara të mos inkasohen as në të ardhmen./Insajderi.com