Komuna e Pejës shpenzon afro 4 mijë euro për mirëmbajtjen e lapidarit pa u bërë ende një vit

Komuna e Pejës shpenzon afro 4 mijë euro për mirëmbajtjen e lapidarit pa u bërë ende një vit

Komuna e Pejës ka vendosur që lapidarin e dëshmorit “Qerim Muriqi” ta zhvendosë nga vendi ku është tash në hyrje të qytetit të Pejës.

Të enjten kjo komunë e ka shpallur fitues kompaninë “Tosui-V” për zhvendosjen e Lapidarit të dëshmorit “Qerim Muriqi” dhe rregullimi i infrastrukturës për rreth Lapidarit në lagjen Kristal në Pejë.

Për këtë do të shpenzohen fiks 3 mijë e 875 euro, pa u bërë hiq më pak sesa një vit që kur Komuna e Pejës përmes një vendimi miratoi kërkesën e familjarëve të dëshmorit për ndërtimin e një lapidari.

Me një vendim të datës 28 qershor të vitit 2016, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxherri, kishte aprovuar kërkesën e familjes së dëshmorit Qerim Muriqi për ngritjen e lapidarit të dëshmorit të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Madje kryetari Muhaxheri kishte lejuar mjete financiare në shumë prej 5 mijë e 160 euro nga mjetet e buxhetit komunal, duke e obliguar shërbimin e prokurimit në këtë komunë që të fillojnë procedurën e nevojshme për shpallen e tenderit për ndërtimin e këtij lapidari.

Ani pse mungojnë lajmet nëse ky lapidar është përuruar ndonjëherë Komuna tashmë ka marrë vendim që ta zhvendosë atë. Qerim Muriqi u vra me 18.03.1998 në Pejë./Insajderi.com