Komuna e neglizhoi – qytetarët organizohen për rregullimin e rrugës

Komuna e neglizhoi – qytetarët organizohen për rregullimin e rrugës

Jo shpesh ndodhë që banorët e ndonjë fshati të organizohet për të kryer ndonjë punë që është në interes të tyre. E kjo ka ndodhur në një fshat të Rahovecit.

Disa banorë të fshatit Xërxë të Rahovecit janë organizuar duke rregulluar rrugën në hyrje të këtij fshati në baza vullnetare.

Kjo është bërë e ditur nga një postim në Facebook nga këshilli i këtij fshati.

“Me iniciativën e disa banorëve të fshatit sot po rregullohet rruga në hyrje të fshatit Xërxë, kjo po rregullohet në baza vullnetare, i falemenderojmë këta qytetar vullnetmirë”, thuhet në postimin në Facebook.