Komuna e Lipjanit ka dhënë kontratë për blerjen e setit të parfumeve për meshkuj nga kompania e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Kompania “Elkos” me pronar zëvendës kryeministri Ramiz Kelemendi është kontraktuar nga kjo komunë për furnizimin me set parfumesh për meshkuj.
Sipas kësaj kontratës të dhënë me 1 mars të këtij viti “Elkos” do të furnizoj Komunën e Lipjanit me 19 parfume në vlerë prej 121 euro./Insajderi.com