Kompleksi përkujtimor në Reçak “masakrohet” në mungesë të kujdesit

22.09.2016 21:01

Shkronjat që formojnë emrat e 44 të banorëve të masakruar me 17 janar 1999 në Reçak kanë rënë në tokë dhe emrat e mbiemrat e tyre tani më nuk kanë kuptim. Në tokë kanë rënë edhe numrat që formojnë datat e lindjes dhe vdekjes. Kompleksi Përkujtimor “Masakra e Reçakut” është pranë shkatërrimit

Kompleksi përkujtimor në Reçak “masakrohet” në mungesë të kujdesit

Fotografitë e realizuara gjatë së enjtes së 22 shtatorit në fshatin Reçak të Shtimes tregojnë për një gjendje të tmerrshme të Kompleksit Përkujtimor “Masakra e Reçakut”.

Përkatësisht bëhet fjalë për atë që njihet si “Muri i Përkushtimit” (Homazhit” në të cilën janë vendosur fotografitë me emrat dhe mbiemrat bashkë me datat e lindjes dhe vdekjes në Masakrën që ka ndodhur me 17 janar 1999, ku u masakruan 44 veta.

recaku2

Faza e parë e implementimit të këtij projekti, ka filluar në vitin 2008 nga Ndërmarrja Ndërtimore “Inxhinjeringu” nga Ferizaj, punimet e së cilës fazë kanë kashtuar 234 mijë euro, që ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Ndërkaq, faza e dytë e punimeve në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, ka filluar në vitin 2009 dhe ka kushtuar rreth 500 mijë euro, mjete këto të ndara përsëri nga MMPH-ja.

Por gjendja e këtij muri tash është e mjerueshme.

recaku7

Shkronjat që formojnë emrat e 44 të banorëve të masakruar me 17 janar 1999 në Reçak kanë rënë në tokë dhe emrat e mbiemrat e tyre tani më nuk kanë kuptim. Në tokë kanë rënë edhe numrat që formojnë datat e lindjes dhe vdekjes.

recaku6

Kësisoj kompleksi Përkujtimor “Masakra e Reçakut” është pranë shkatërrimit, raporton Insajderi.

Në vitin 2004, është hartuar Projekti Ideor Urbanistiko-Arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga Enti i Kosovës për Urbanizëm, që është financuar nga buxheti i Kuvendit Komunal të Shtimes, në vlerë afro 20 mijë euro.

recaku4

Projekti ideor urbanistiko-arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, fillimisht është ekspozuar prej 14 – 28 janar 2004 në Reçak, pastaj prej 8 – 15 mars 2004 në Prishtinë, kurse u tumir nga delegatët komunalë të Shtimes, në mbledhjen e mbajtur më 24 qershor të vitit 2004, në hollin e Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Reçak./Insajderi.com.

recaku1 recaku3 recaku8