Kompanitë e basteve nënvlerësojnë Kosovën

Kompanitë e basteve nënvlerësojnë Kosovën

Kompanitë e basteve parashikojnë një fitore të lehtë të Islandës në ndeshjen ndaj Kosovës në “Loro Boriçi” të Shkodrës të premten.

Sipas kompanisë së basteve “Bet 365” fitorja e Islandës kuotohet me koeficient 1.29 ndërsa fitorja e Kosovës kuotohet me koeficient 9.00.

Por kompania tjetër “Unibet” parashikon që Kosova t’i shkaktojë më shumë probleme Islandës. Ajo e kuoton me 1.33 fitoren e Islandës, ndërsa me 8.20 e kuoton fitorën e Kosovës, raporton Insajderi.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com