Kosova ka shumë pak gjasa që të fitojë ndeshjen ndaj Turqisë të dielën, vlerësojnë kompanitë e basteve.
Kompanitë e basteve i kanë vendosur koeficient të lartë përfaqësueses së Kosovës, ndërsa fitorja e mundshme e Turqisë është kuotuar me një koeficient tejet të vogël.
Kompania ndërkombëtare e basteve “Bet 365” e ka vlerësuar me kuotë 19.00, një fitore të mundshme të Kosovës ndaj Turqisë. Fitorja e kombëtares turke, sipas “Bet 365”, vlerësohet me kuotë 1.18.
E të njëjtin vlerësim, kompanitë e basteve i kishin bërë edhe kombëtares së Gjibraltarit të shtunën në ndeshje ndaj Qipros. Fitorja e Gjibraltarit vlerësohej me një kuotë 19.00, edhe pse luante në shtëpi, ashtu sikurse Kosova.
Kosova luan ndaj Turqisë të dilën me fillim nga ora 20:45. Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com
