Artikull i sponsorizuar

Kompania kosovare e ndërtimit “KAWA Group” ka marrë çmimin “SUPERBRAND 2017”

Kompania kosovare e ndërtimit “KAWA Group” ka marrë çmimin “SUPERBRAND 2017”

Kompania kosovare e ndërtimit “KAWA Group” ka marrë çmimin “SUPERBRAND 2017” për fushën e ndërtimit, pas një pune e cila është vlerësuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe nga opinioni i masës së gjerë, njëjtë sikur kompanitë tjera prestigjioze sikur “Swiss Diamond Hotel”, IPKO, Birra Peja e të tjera.

Me një traditë të gjatë ndërtimi, por duke filluar vetëm tri vjet më parë me ndërtimin e lartë në kryeqytet, “KAWA Group” ka arritur të rrëmbej këtë çmim prestigjioz, raporton Ndërtimi.info.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Valon Vataj ka thënë se rruga për të arritur një sukses të tillë në ndërtim nuk ka qenë fare e lehtë, por vullneti për t’i dhënë Kosovës një pamje të re dhe për të kontribuar në shoqëri me kualitet kanë bërë që suksesi mos të mungojë. Këtë çmim ai e konsideroi si përgjegjësi.

“Përveç që është kënaqësi dhe privilegj, ky çmim është edhe përgjegjësi për të mbajtur këtë nivel të kualitetit në ndërtim dhe gjithmonë në hap me trendet e fundit për të qenë të parët”, tha Vataj, duke shtuar se tashmë janë në përgatitje për projekte shumë të mëdha.

Ai tregoi se në fushën e ndërtimit ka kontribuuar edhe me media, shtuar kësaj edhe një konferencë për ndërtim që do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.