Kompania kanadeze pritet të fillojë shpimet për xehe në veri

21.03.2017 14:00
Kompania kanadeze pritet të fillojë shpimet për xehe në veri

Kompania kanadeze “Altair resoursces” së shpejti do të fillojë gërmime në Crepulje në veri të Kosovës, duke bërë kërkime mbi sasitë e plumbit, zinkut dhe argjendit në këtë pjesë të territorit, ka thënë kjo kompani.

Është planifikuar të shpuar 10 deri në 20 vrima me të paktën 1 mijë metra në madhësi, e cila do të varet nga rezultatet përfundimtare të hulumtimit të kompanisë.

Gërmimet janë bërë në bazë të studimeve të shtuara paraprake. “Altair resoursces” ka licencë për eksplorimin e 9.82 kilometra katrorë të tokës në rajon ku ka zink, argjend që nga mesjeta, shkruan portali KoSSev.

Hulumtimi mbi territorin Crepulje, siç thuhet në raport, janë kryer në vitin 2007 dhe 2008, kur atë e bëri kompania Lydian, që është një kompani e regjistruar në Kosovë “Kompania Burimeve të Kosovës”, kurse gërmimet dhe hulumtimet janë kryer nga Qeveria e Jugosllavisë, gjatë viteve ’70. dhe ’80.