Kompania e gjeneralit të përfshirë në Paradise Papers kërkon monopolin në qymyrin e Kosovës

05.11.2017 23:38

Kompania "Envidity Energy Inc." është në kërkim të lejes nga Qeveria e Kosovës për të hulumtuar rezervat e qymyrit në Kosovë, që prej vitit të kaluar. Udhëheqës i bordit të kësaj kompanie është gjenerali në pension i NATO-s Wesle Clark. Ai është i përfshirë në skandalin Paradise Papers.

Kompania e gjeneralit të përfshirë në Paradise Papers kërkon monopolin në qymyrin e Kosovës

Kompania “Envidity Energy Inc.” është në kërkim të lejes nga Qeveria e Kosovës për të hulumtuar rezervat e qymyrit në Kosovë, që prej vitit të kaluar.

Kjo kompani udhëhiqet nga gjenerali në pension i NATO-s, Wesley Clark, i cili për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish-jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Vet Wesley Clark është zbuluar të jetë i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave Paradise Papers, të publikuar sot nga Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), si dhe gazetat ndërkombëtare si: Suddeutsche Zeitung në Gjermani, New York Times në SHBA dhe The Guardian në Britani të Madhe.

Siç raporton Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) nga informacionet e siguruara nga dosja Letrat e Parajsës, ish-gjenerali Clark ishte drejtor i një kompanie të lojërave të fatit që kishte hapur një llogari offshore (në det të hapur – që mundëson fshehjen e parave duke i ikur taksave).

Wesley Clark i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave

Por, kompania “Envidity Energy Inc.” – bordi i së cilës udhëhiqet nga Clark – është në kërkim të lejës për të hulumtuar rezervat e qymyrit në Kosovë. Pavarisht kërkesës së parashtruar rreth një vit më parë nga kompania e Clark, Qeveria e Kosovës ende s’ka kthyer përgjigje.

Clark, në tetor të vitit të kaluar, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e në fushën e mineraleve energjetike .

Komentet e tij, Clark i kishte bërë më 20 tetor gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku kishte marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve.

Ish-gjenerali i NATO-s kishte thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por se nuk kishte ende vendim të institucioneve.

”Në çdo rast, Qeveria është ajo që duhet të ketë një qëndrim të përbashkët. Ajo duhet të krijoj një konsensus, duhet të ofrojë mundësitë”, ka deklaruar Clark, muajin e kaluar.

Publikimi i dosjes Paradise Papers, që ka zbuluar sekretet e shumë liderëve dhe kompanive botërore që fshehin para në vende të parajsave fiskale, ka përfshirë edhe një kompani që kishte fituar tender në Kosovë.

Kuvendi diskuton për kompaninë e ish-gjeneralit të NATO-s Wesley Clark

Dosja Letrat e Parajsës, tregon për mashtrimet me para përmes fshehjes së tyre nga kompania Glencore.

Kjo kompani, siç raportoi Insajderi, ka fituar tri herë radhazi tenderin nga ndërmarrja Trepça, për të blerë zinkun dhe plumbin në Kosovë.

Dosja Letrat e Parajsës vjen si rrjedhojë e rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë, përfshirë njerëz të afërt me Donald Trump dhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. /Insajderi.com