Kompania e deputetit heshtë për asgjësimin e mbi 500 kg mishit të dyshimtë në ETC

Kompania e deputetit heshtë për asgjësimin e mbi 500 kg mishit të dyshimtë në ETC

Kur një muaj më herët Inspektorati i Tregut e dënoi për mashtrim të konsumatorëve, rrjeti i marketeve të mëdha “ETC” pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, kishte reaguar me 20 ditë vonesë. Ia kishte lënë fajin një kampanje reklamuese.

Në biznesin e deputetit Ramiz Kelmendi kapen 550 kilogram mish të prishur

Por një muaj më pas, ky rrjet i marketeve u zhyt në një skandal tjetër. Në një nga marketet e ETC-së, përkatësisht në Mitrovicë, iu gjetën gjysmë toni mish i dyshimtë që sipas Inspektoriatit rrezikonte konsumatorin.

Një muaj pas dënimit, ETC-ja e Ramiz Kelmendit reagon kundër vendimit të Inspektoriatit të Tregut

Inspektorët gjetën në ambientet ku mbahet dhe prehet mishi në ETC, biznes i deputetit të LDkKsë Ramiz Kelmendi, gjetën sasinë prej 550 kg mishi në gjendje jo të duhur.

U konstatua se mishi ishte i prishur, për çka edhe mor vendim që të asgjësohet.

E kur u konstatua se mishi i kapur ishte i prishur dhe duhej asgjësuar, pranë ETC-së u vendos një kamionetë e pastrimit, e cila zakonisht mbledh mbeturina të qytetit. Aty u hodh më shumë se gjysmë toni mish, i cili sipas inspektorëve, kishte rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Skandali i mishit – Dy grupe parlamentare kërkojnë debat në Kuvend

Por krejt ky skandal nuk është asgjë për kompaninë e deputetit. Ata nuk iu janë përgjigjur mediave e madje nuk e ka bërë asnjë sqarim apo reagim rreth skandalit të mishit. Rrjeti konkurrent i ETC-së, Viva Fresh Store që iu asgjësuan gjithashtu mbi 500 kg mish kishte reaguar duke e arsyetuar se ai mish ka qenë i dedikuar për asgjësim, por megjithatë e kanë mbajtur në frigo.

Por ETC-ja në vend të sqarimit të publikut dhe klientëve sesi iu gjenden mbi 500 kg mish të dyshimtë që iu asgjësua, ka bërë një reklamë për mish duke e paraqitur mishin e tyre si më cilësorin, edhe pse vendimet e Inspektoriatit nuk e thonë këtë gjë. /Insajderi.com

Bartja johigjienike e mishit në dyqanin e ETC-së