Komitetit Olimpik të Kosovës i ndahen 230 mijë euro

Komitetit Olimpik të Kosovës i ndahen 230 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka ndarë Komunitetit Olimpik të Kosovës një shumë prej 230 mijë euro për vitin 2017.

Sipas kësaj marrëveshje Komuniteti Olimpik i Kosovës është e obliguar që këtë shumë të parave ta paguaj në katër pjesë brenda vitit.

Ky buxhet është ndarë për zhvillimin e politikave programore në fusha si: avancimin e sportit femëror, mjekësi sportive, aktivitete sportive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për komunitetet pakicë dhe multietnike, aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave të sportit, thuhet në një komunikatë për media, raporton Insajderi.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për KOK-un. /Insajderi.com