Komisioni për Stabilizim Asociim BE-Kosovë takohet më 20 dhe 21 prill

Komisioni për Stabilizim Asociim BE-Kosovë takohet më 20 dhe 21 prill

Temë e debatit të sotëm gjatë mbledhjes së Komisionit për Stabilizim Asociim ishte përgatitjet për takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 20-21 prill në Prishtinë.

Ky takimi u kryesua nga kryetari i  këtij komisioni, Xhavit Haliti njëherësh edhe nënkryetari i Kuvendit, ndërkaq e pranishme ishte edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.

Ajo u shprehe se përkushtimi i saj për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës që ajo udhëheqë dhe Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë të Kuvendit të Kosovës, vuri  në theks rëndësinë e përfaqësimit sa më unik të Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Sipas saj “Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, është  organi më i rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së MSA-së, andaj, nga anëtarët e tij kërkoi angazhim edhe më të madh, në mënyrë që mbikëqyrja e dikastereve qeveritarë që kanë për obligim angazhimin për jetësimin e marrëveshjes së MSA-së,  të jetë sa më e efektshme.

Anëtarët e komisionit deklaruan se angazhimet e tyre do të jenë në frymën e një bashkëpunimi të brendshëm e në interes të vendit.