Komisioni Parlamentar kërkon raport për vrasjen në AKI

Komisioni Parlamentar kërkon raport për vrasjen në AKI

Një javë pas vrasjes së punëtorit të bufesë Isa Sejdiut nga zyrtari i sigurimit të brendshëm në AKI, në objektin e kësaj agjencie, Valon Ibërdemaj, Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së do të kërkojë llogari nga përgjegjësit e këtij institucioni për ngjarjen tragjike që ka ndodhur brenda objektit.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, i ka thënë gazetës “Zëri” se nuk mund të deklarohet rreth vrasjes që ka ndodhur në këtë institucion pasi është në pritje të raportimit të inspektorit.

“Të mërkurën e kemi mbledhjen e Komisionit Parlamentar, ku kemi ftuar inspektorin për të na raportuar për ngjarjet që do të zhvillohen dhe pika e parë e rendit të ditës do të jetë kjo temë. Derisa të përfundojë mbledhja nuk mund të shtoj asgjë rreth këtij rasti”, është shprehur Musliu