Komisioni kërkon informata për personat e pagjetur

Komisioni kërkon informata për personat e pagjetur

Kryetari i komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka kërkuar nga të gjithë ata që posedojnë informata lidhur me personat e pagjetur të ja sjellin atij.

“Kërkojmë nga secili që posedon ndonjë informatë lidhur me personat e pagjetur në luftë sepse është një numër shqetësues i tyre dhe kërkojmë që të kemi bashkëpunim në këtë drejtim që ta zvilojmë dhimbjen e familjarëve të zhdukur”, deklaroj Gjetaj.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të kërkojnë që të ngrihen memoriale dhe përkujtimore për nderim të viktimave të luftës.

“Gjatë këtij viti do të mundohemi që të ngrehmi zërin për ndërtimin e  memorialëve dhe përkujtimore si shenjë respekti dhe ndermi ndaj viktimave qofshin civil apo ndonjë tjetër”, ka thënë Gjetaj, raporton Insajderi.

Gjetaj ka bërë ka thënë se “këtë vit janë ndarë 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për projektin e Mehës dhe kjo është një hap i mirë, kjo është një inicaitiv e mirë edhe për lokacionet tjera si Krusha e Madhe”.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë për çështjen e personave të zhdukur dhe kjo nuk duhet të politizohet.

“Serbët janë të vetmit ata që duhet të flasim për personat e zhdukur dhe nuk din askush tjetër për fatin e tyre”, është shprehur Gjetaj. /Insajderi.com