Zyrtarë të KE-së kanë hedhur poshtë krahasimin ndërmjet Kosovës dhe Katalonjës e cila dje mbajti një referendum për pavarësi nga Spanja.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një deklarimi ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e BE-së duke thënë se si është e mundur që Kosova të pavarësohet pa referendum e Katalonja edhe me referendum nuk mundet.
Por në Komisionin Evropian i cili referendumin në Katalonjë e shpalli kundër kushtetues, pretendon se rasti i krahinës spanjolle dhe i Kosovës nuk mund të krahasohen.
“Kur është në pyetje njohja e Kosovës, ky është kontekst shumë specifik. Ky ishte qëndrimi i pranuar nga ana e Deklarimit të KB dhe Rezolutave të ndryshme të KB dhe të komunitetit ndërkombëtar. Kontest shumë specifik, me arsyet specifike”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas, transmeton gazetametro.net.
Komisioni Evropian në deklaratën e tij të sotëm pretendon se, duke marrë parasysh Kushtetutën spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte legal.
“Për KE kjo është çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet kushtetuese të Spanjës. Ne e përsërisim qëndrimin të cilin e kanë pasur edhe ky edhe Komisioni Evropian i mëparshëm, e kjo është se, në rast se ky referendum organizohet në përputhje me Kushtetutën spanjolle kjo do thoshte se ky territor i cili po shkon do të gjendej jashtë BE-së”, ka thënë Schinas duke tentuar ta arsyetojë qëndrimin e Komisionit Evropian.