Komentuesit në Facebook tallen me deklarimin e Elkos Group për mish të freskët në ETC

Komentuesit në Facebook tallen me deklarimin e Elkos Group për mish të freskët në ETC

Një ditë pasi që mediat raportuan për kapjen dhe asgjësimin e 550 kilogrameve të mishit të prishur në ETC në Mitrovicë, pronë e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi, ELKOS në Facebook ka publikuar një video në të cilën përpiqet të promovojë mish të freskët.

“Mishi në dyqanet tona vjen çdo ditë i freskët dhe si rezultat i bashkpunimit me blegtorët vendor , agjensionin e veterinarisë dhe në përputhje me standardet europiane të përpunimit të mishit konsumatori ynë ka në dispozicion Mishin me pastërtinë dhe kualitetin më të lartë të mundshëm”, shkruan ën përshkrimin e videos.

https://www.facebook.com/107548949266616/videos/1788610794493748/

Por këtë mirë nuk e kanë pritur qytetarët të cilët kanë shpërthyer me komente.

“Jo po bravo ju koftë i freskët ma sdi qysh! Çka jan 12 vjet per marakli te mishit ihaaa, edhe masi prodhim vendor made in kosovo! Me rendesi me letra me kan mirë e ska lidhje kush e han a kah vjen a, sjan msu mirë popullata ju ka msu organizmi!!! Ah po krimineli ish kan n’kit ven!!!”, shkruan njëri komentues.