Miksimi i riteve fetare para krimit nga Jashari, çuditë qytetarët

Miksimi i riteve fetare para krimit nga Jashari, çuditë qytetarët

Disa veprime kundërthënëse fetare të Murat Jasharit para plagosjes së Vllasit ka bërë që qytetarët më shumë të preokupohen rreth fesë se sa aktit që ka mundur t’ia marrë jetën avokatit.

Plumbi që Azem Vllasi mori të hënën në mëngjes nga Murat Jashari ka mundur ndoshta t’ia rrezikojë jetën më seriozisht. Por, kur autori i këtij krimi përshkroi rrethanat e aktit, komentues të shumtë në rrjetet sociale u fokusuan më tepër tek disa veprime kontradiktore fetare që ai kishte bërë Jashari atë mëngjes, duke lënë në plan të dytë jetën e Vllasit.

Në rrëfimin e tij para organeve të drejtësisë, Murat Jashari kishte thënë se ishte zgjuar herët atë ditë, ndërsa kishte kryer rite fetare myslimane por edhe të feve tjera. Kishte marrë abdes e pastaj kishte pirë një gotë raki.

“Në ora 06.04 kam marrë abdes, jam kthyer nga Manastiri qyteti i shenjtë i yni, kam ba kryq për ortodoksë shqiptarë, për katolikë shqiptarë, paraardhësit tanë dhe ata qe jetojnë. Katër reqate i kam falë, babë e nën mysliman, dova nuk di por për hir të prindërve dhe myslimaneve popullit tim shqiptar”, rrëfehet Jashari, para gjyqtares së procedurës paraprake në Gjykatën Alltëne Mureseli.

Rrëfimi i publikuar në Insajderi ka nxitur reagimin e dhjetëra personave. Njëri nga komentet që kishte marrë më së shumti pëlqime theksonte kontradiktën mes abdesit dhe alkoolit. E përbashkët tjetër e komentuesve është edhe gjuha fyese që kanë përdorur.

“Abdesi I paska bo mire, amo rakia pas abdesit nuk I kryti pune, hahahana cfare tregimi qesharak”, ka komentuar një burrë.

“Me mar abdes mire asht, amo rakia mas abdesit nuk shkon”, komenton tjetri. “Abdest e raki ?? Ky polypka islam traditconal”, shkruan një burrë tjetër,

Një person tjetër donte të distanconte Jasharin nga feja, duke u fokusuar tek mjekra e tij.

“Mos ja futni kote ju te portellit,Baca Murat nuk falet,ky i ka ne qejfe Mustaqet e shokut Stalin jo Mjekrren e “perofetit”, ka shkruar ai.

Azem Vllasi është plagosur në banesën e tij nga Jashari, cili në paraqitjen e tij para gjykatës ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vrasë porse vetëm ta lëndojë. Jashari ka thënë se aktin e ka bërë pasi që e konsideron Vllasin si tradhtar ndërsa kishte treguar se së bashku me një grup personave kanë një listë me personalitete që ata planifikojnë t’i vrasin.

Por, përveç komenteve të ndërlidhura me fenë, plagosja e Vllasit ka nxitur edhe kritika ndaj së kaluarës së tij politike, në disa raste duke mos shfaqur kurfarë dhembshurie me plagosjen e tij.

“Bravo të koft, po qysh të paska huq dora,” shkruan njëri.

Një tjetër ka bërë thirrje që të thirren profesionalistat në mënyrë që “tradhëtarët” të mos shpëtojnë vetëm të plagosur./Insajderi.com