Kombëtarja, miqësore me Bosnjen në fund të marsit

Kombëtarja, miqësore me Bosnjen në fund të marsit

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Bosnjen në 28 mars.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se është arritur akordi me atë boshnjake për zhvillimin e kësaj sfide.

Në komunikatën e saj, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur gjithashtu se ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjes do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ajo çfarë mbetet për t’u konfirmuar tashmë është vetëm ora e zhvillimit të kësaj ndeshjeje miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjes së Edin Xhekos e Miralem Pjaniç, njofton Top Channel.

Përpara kësaj sfide, më 24 mars, kuqezinjtë e De Biasit do të luajnë sfidën e rëndësishme me Italinë për eliminatoret e Botërorit 2018.