Pas Izraelit, në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” kanë zbritur lojtarët kuqezi, të cilët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së ditës së nesërme. " />

Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit, shqetëson Roshi dhe Sadiku

Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit, shqetëson Roshi dhe Sadiku

Pas Izraelit, në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” kanë zbritur lojtarët kuqezi, të cilët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së ditës së nesërme.

Me largimin e lojtarëve të Izraelit ra në sy edhe largimi i forcave të shumta të policisë nga stadiumi, por jo nga ambientet e jashtme të tij, njofton Top-channel.

Ndërkohë situata brenda grupit duket e qetë, por përjashtim bëjnë Roshi dhe Sadiku, ku i fundit vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe pse është rikuperuar plotësisht duket se ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Thuajse e njëjtë edhe situata e Roshit dhe për të dy lojtarët, trajneri De Biasi tha se duhet të presim edhe 24 orë për të mësuar nëse do të jenë në gjendje për të luajtur ndaj Izraelit. /Insajderi.com