Komandanti i luftës së Srebrenicës: Mlladiq të japë llogari edhe para nënave serbe

Komandanti i luftës së Srebrenicës: Mlladiq të japë llogari edhe para nënave serbe

Komandanti i luftës i Srebrenicës, Naser Oriq, duke komentuar aktgjykimin për Ratko Mladiqin, deklaroi se pasi prijësi serb i luftës u dënua për krimet ndaj të tjerëve, tash duhet të përgjigjet edhe para kombit të vet, të cilit i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Oriq për portalin Radiosarajevo.ba tha se nuk dëshiron shumë ta komentojë vendimin e Tribunalit të Hagës, porse Mladiqit i uron jetë të gjatë.

“Shumë me rëndësi është vetë kualifikimi i gjenocidit për Srebrenicën. Në anën tjetër, e uroj që të ketë jetë të gjatë. Tash do të ishte mirë sikur populli serb, respektivisht që nënat e luftëtarëve të vrarë serbë të kërkojnë llogari nga ai. Duhet ta pyesin pse i çonte ushtarët serbë në vdekje, e pastaj, që t’i arsyetojë ato viktima, fliste se i kam vrarë unë”, ka thënë Oriqi, duke shtuar se për krimet në Bosnje e Hercegovinë vetë dënimi i Mladiqit me burg të përjetshëm flet mjaftueshëm.