Kolona të gjata në pikën kufitare në Muçibabë – Ministria tregon sa duhet pritur për të kaluar

Kolona të gjata në pikën kufitare në Muçibabë – Ministria tregon sa duhet pritur për të kaluar

Pritjet në pikë kalimin kufitar në Muçibabë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Komunën e Gjilanit, janë të gjata deri në tri kilometra, thonë qytetarë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme, njoftoi para rreth gjysmë ore se pritjet për të kaluar kufirin në Muçibabë janë 30 minuta deri në 1 orë, raporton Insajderi.

Kjo kolonë e mjeteve, që vërehet në një fotografi që ka ardhur në adresë të Insajderit nga një qytetar, paraqet kolonën e mjeteve nga pjesa e Kosovës, pra në drejtim të Serbisë.