Kololli shkëlqen në Zvicër – fitojnë edhe Xhaka e Ajeti [Video]

Kololli shkëlqen në Zvicër – fitojnë edhe Xhaka e Ajeti [Video]

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka vazhduar me paraqitjet e mira në Zvicër.

Mbrojtësi i Kosovës ishte protagonisti në fitoren e skuadrës së tij Lausanne – ku ai realizoi dy gola, shkruan Insajderi.

Kololli dha një paraqitje tejet të mirë, ku shënoi dy gola, duke kontribuar në fitoren e thellë 5:1 të ekipit të tij.

Skuadra e tij, Lausanne, shënoi fitore të thellë me rezultatin 5:1 ndaj FC Zuerich, ku Kololli ishte realizator në minutat ‘5 dhe ’53.

Ky është goli i shtatë në kampionat për 25-vjeçarin, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve.

Kololli me Lausanne renditet në pozitën 5-të në Superligën zvicerane – me 25 pikë pas 19 xhirove të luajtura.

Në ndeshjen tjetër të shqiptarëve, Baseli i Albian Ajetit e Taulant Xhakës shënoi fotre 2:0 ndaj Grasshoppers, ku Ajeti asistoi te goli i dytë. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=7ttzSdvNSBY