Kolapson Interi, e sheh vetën jashtë Evropës

Interi ka pësuar sot humbjen e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit dhe e sheh vetën jashtë garave evropiane për vitin tjetër.

Kolapson Interi, e sheh vetën jashtë Evropës

Inter ka vazhduar me paraqitje të dobëta në Serie A edhe pas shkarkimit të Stefano Piolit, pasi është mposhtur me rezultat 2 me 1 nga Sassuolo në “Guisseppe Meazza”.

Mysafirët e nisën më mirë takimin, ku shënuan në minutën e 36-të me anë të sulmuesit Iemmello, më të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë Sassuolo shënoi e para, ku sërish realizator ishte Iemmello, i cili shënoi në minutën e 56-zë.

Inter u kthye në lojë në minutën e 70-të kur Eder shënoi për 1:2, por kjo ishte e gjitha nga ky takim, që ishte humbja e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit, dy prej të cilave ka marrë vetëm barazim.

Pas kësaj humbje, Inter mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, duke mbetur kështu jashtë garave evropiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League.