Përvjetori i koktej molotovit – pozita dhe opozita vazhdojnë me të njëjtat qëndrime

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruara në Bruksel, bëri që tri partitë opozitare të organizonin protesta vazhdimisht.

Përvjetori i koktej molotovit – pozita dhe opozita vazhdojnë me të njëjtat qëndrime

Njëra ndër ato protesta që bashkoi opozitën, para se të ndahej më vonë, ishte organizimi gjithëpopullor më 9 janar të vitit 2016.

Opozita nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit e konsideron të dëmshme pasi vlerëson se Kosova humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.

Kurse themelimin e Asociacionit e kundërshton pasi konsideron se është anti-kushtetues. Gjykata Kushtetuese e pati dhënë mendimin e vet rreth kushtetutshmërisë së marrëveshjes për Asociacionin, duke gjetur se në disa prej pikave të marrëveshjes ajo nuk përputhet me frymën kushtetuese.

Këtë fakt opozita e shfrytëzoi si argument për të organizuar protesta.

Nën moton “Për shtet me sovranitet”, mijëra qytetarë të Kosovës morën pjesë në protestën e 9 janarit 2016 që i mbajt para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

prot1815

E thirrur me qëllimin që të jetë organizim paqësor, pikërisht pas përfundimit të fjalimeve të liderëve politikë opozitarë, një grup nga turma nisën të hidhnin gurë e mjete të forta në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. E më vonë u hodh edhe koktej molotovi, duke ia vënë flakën një pjesë të vogël të objektit. Në lartësinë sa arrinin të hidhnin gurë, u thyen pothuajse tërësisht xhamat.

18969207_303

Dhuna që u shfaq nga ky grup protestues, bëri që të ndërhynte policia për ta shpërndarë turmën.

Epilogu ishte i rëndë – shumë qytetarë dhe policë të lënduar; mbi 25 të arrestuar. Shumë dëme materiale.

Pamjet e konfrontimit të protestuesve me policinë u bënë lajm ndërkombëtar.

a142

Me gjithë angazhimin e organizatorëve të protestës që të qetësoheshin protestuesit, kjo nuk pati efekt. Madje në ballë të tyre kishte dalë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke u kërkuar që të mos hedhin mjete të forta në drejtim të objektit të Qeverisë.

Por kot, dhuna vazhdonte edhe më tutje.

policia-kat-euml-r-polic-euml-t-euml-l-euml-nduar-13-protestues-t-euml-arrestuar_hd

Vit të nxehtë patën paralajmëruar edhe liderët opozitarë, por jo decidivisht në këtë formë.

“Ky vit i ri nuk ka babadimra, babadimrat jemi ne që do ta jetësojmë Republikën më 9 janar, për dorëheqje të atyre që shkelën Kushtetutën”, pati thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, para mbajtjes së protestës.

visar-ymeri

Për protestën e 9 janarit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pati thënë se kjo është mundësia më e mirë që t’i tregohet Qeverisë se nuk mund t’i jetësojë marrëveshjet, siç i quante ai, të dëmshme, të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“9 janari është dita kur i tregojmë qeverisë që jo vetëm ka gabuar, por edhe duhet të japë llogari, t’i tregojmë se shkelësit e Kushtetutës duhet të japin llogari dhe të tregojmë se ato marrëveshje nuk kalojnë”, pati deklaruar Haradinaj.

ramushi-protest40_r1_s-660x375

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke parë masën e madhe të protestuesve, tha se Qeveris më s’ka legjitimitet të qeveris.

“Sot në kryeqytetin e Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” pranë bustit të Skënderbeut ka ra qeveria e Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të dilet nga kjo krizë politike”, pati thënë Limaj.

“Nëse ju refuzoni të jepni llogari, ne refuzojmë të na qeverisni”, pati shtuar Limaj duke iu drejtuar qeveritarëve.

maxresdefault

Qeveria dhe opozita vazhdojnë t’i mbajnë pozicionet e veta

Edhe pas një viti, asgjë nuk ka ndryshuar. Opozita vazhdon t’i mbajë pozicionet e veta karshi kërkesave në kundërshtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Në të njëjtën kohë Qeveria i ka mbrojtur marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Kundërshtimi opozitar për këto marrëveshje vazhdoi edhe brenda Kuvendit të Kosovës, ashtu siç patën paralajmëruar.

Ballinat e medieve ndërkombëtare u freskuan edhe me lajmin se në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve. Kjo ndodhi disa herë.

gazi-22222

Duke e parë këtë këmbëngulje të opozitës, Kuvendi mori masa ta siguronte një sallë alternative ku do t’i zhvillonte punimet.

Opozita u përjashtua nga punimet e Kuvendit. Por edhe në sallën alternative depërtoi gazi lotsjellës. Po ashtu, si asnjëherë më parë, në seancat e Kuvendit u desh të vinin edhe pjesëtarë të sigurimit. Ata qëndronin gjatë gjithë kohës aty.

2016-01-09t171111z_1_lynxnpec080ge_rtroptp_4_kosovo-fire

Gazi lotsjellës, në çdo seancë hidhej nga ndonjë deputet i opozitës. Kjo bëri që disa prej tyre të arrestohen dhe të mbahen në paraburgim, e më pas edhe më arrest shtëpiak. Seancat gjyqësore vazhdojnë ndaj tyre – shpesh me ndërprerje për shkak të mospranisë së tyre në seancë.

Qeveria thoshte se zbatimi i këtyre marrëveshjeve sjell perspektivën evropiane të Kosovës. Madje Bashkimi Evropian, zbatimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e vuri si kusht që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Por opozita vazhdon të mos e besojë këtë gjë, duke mos lëshuar pe në këtë drejtim.

Analistët: Ka qenë një vit i çuar dëm

Analisti Imer Mushkolaj thotë se ky vit ka qenë një vit i çuar dëm. Ai ka thënë se qasja përjashtuese e kryeministrit Isa Mustafa ka qenë arsyeja pse këto dy çështje nuk janë zgjidhur.

“Një vit i çuar dëm, për shkak të pafuqisë politike, respektivisht pa fuqisë së koalicionit qeverisës për t’i zgjidhur këto çështje. Qasja përjashtuese, e jo gjithë përfshirëse, e kryeministrit Isa Mustafa ka bërë që vendi të mbetet peng i këtyre dy problemeve”, ka thënë Mushkolaj për Gasetën Insajsderi.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që kryeministri ta pranonte pafuqinë dhe dështimin e tij karshi proceseve dhe të shkohet në zgjedhje.

“Ka plot probleme të tjera që presin zgjidhje. Më mirë do të ishte që Mustafa të pranonte pafuqinë dhe dështimin e tij dhe të shkohej në zgjedhje të reja”, ka shtuar ai.

Sipas tij, fatkeqësisht populli po i vuan pasojat e vendimeve të dëmshme të udhëheqësve të vet./Insajderi.com