Kodet +377 dhe + 386 do të jenë në bashkëshfrytëzim me 383 deri më 2018

Kodet +377 dhe + 386 do të jenë në bashkëshfrytëzim me 383 deri më 2018

Kodet të cilat janë aktualisht në shfrytëzim +377 dhe + 386, që në fillim të vitit 2018 do të konsiderohen si kode rezervë, do të jenë në bashkë shfrytëzim bashkë me kodin e ri 383 deri në qershor të vitit 2018, kjo deri sa të kalohet nga këto kode në kodin e ri që do ta këtë Kosova. Ndërsa kodi i telefonisë fikse do të zëvendësohet me kodin e ri në dhjetor të këtij viti.

Ndryshimi për të kaluar nga një kod në një kod tjetër, nuk mund të bëhet shumë shpejt, për këtë arsye deri në qershor të vitit 2018 Kosova do të shfrytëzojë kodet rezervë, +377 dhe +386  bashkë me kodin e ri, me qëllim që çfarëdo thirrje e qytetarëve drejtuar këtyre dy operatorëve aktualë dhe kodit 383  nga jashtë drejtuar brenda  Kosovës, të  mos dështojë, tha për Radio Kosovën kryetari i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare,  Kreshnik Gashi.

“ Këto kode rezervë do të bashkë ekzistojnë me kodin 383 deri në qershor të vitit 2018, me qëllim që çfarëdo thirrje e qytetarëve të ndryshëm nga jashtë  në drejtim të qytetarëve brenda Kosovës, të mos dështojë, qoftë ato në kodet që janë aktualisht, qoftë në kodin 383”.

Gjithashtu Gashi theksoi se shpenzimet për mirëmbajtjen e dy kodeve rezervë për periudhën gjashtëmujore do të jenë ato që janë aktualisht aktuale.

“Mirëmbajtjen e këtyre dy kodeve do të vazhdoj shpenzimi aktual si është shpenzuar deri me tani,  sigurisht në një masë të reduktuar për shkak së me fillimin e shfrytëzimit të kodit 383 çdo thirrje që drejtohet vetëm në kodin 383 dhe nuk i shfrytëzon  kodet 377 dhe 386 të hyrat qe krijohet nga ajo thirrje shkojnë direkt në kodet e telefonisë mobile që ekzistojnë direkt në Kosovë.”

Telekomi i  Kosovës ka hapur kodin + 383 në telefoninë mobile dhe fikse, i cili është duke punuar intensivisht në ndërrimin e sim kartelave të Valës dhe pritet që deri në fund të vitit 2018 të kalojë tërësisht në kodin  e ri nga kodi aktual, tha për Radio Kosovën zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli.

“Telekomi i Kosovës ka bërë hapjen e numeracionit +383, por për të qenë ky kod funksional tek operatorët ndërkombëtarë ata duhet të hapin numeracionin 383. Deri në dhjetor të vitit 2018 duhet të përfundojë procesi i emigrimit nga procesi aktual + 377 në kodin e ri 383. “

Kodet ekzistuese +377 dhe +386 do të jenë kode rezervë deri në qershor të viti 2018, në të cilat qytetarët do të mund të thërrasin. Por kodi kryesor primar që nga janari i vitit 2018 do të jetë +383. Ndërsa deri në qershor të vitit 2018-të parashihet të shuhen së funksionari të dy kodet, +377 dhe +386.