Kocijançiq: Së pari kriteret e pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE

14.09.2018 15:05
Kocijançiq: Së pari kriteret e pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE

Para pranimit në Bashkimin Evropian Serbia duhet t’i plotësojë kriteret e definuar në mënyrë të qartë dhe të vazhdojë punën në marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë e BE Maja Kocijançiq.

Kështu është përgjigjur ajo në porosinë e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, i cili në intervistën dhënë Reutersit ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes me Prishtinën, “Serbia duhet të merr garanci të qarta se do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2025”.

“Serbia është ajo e cila duhet të bëjë atë çfarë është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit. Gjithashtu, është përcaktuar qartë se duhet vazhduar puna në marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo punë këtu është në vazhdim dhe ne e kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona”, ka përfunduar Kocijançiq për Radio Evropa e Lirë./Insajderi.com.